Transmetuar më 30-05-2022, 21:09

KOSOVË- Ferizaj u trondit nga një vrasje e cila vazhdon të komentohet gjërësisht në Kosovë, por jo vetëm.

Gazmend Hyseni, i njohur ndryshe si Strella, dyshohet s eu vra nga shoku i fëmijërisë Qëndrim Januzi, vëllari i reperit Buta.

Dyshja, më parë kishin qenë miq dhe shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Strella ishte dhe pjesë e një klipi të Butës.

Të shumtë kanë qenë ata që pas vrasjes kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale ku autori dhe viktima shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një foto të publikuar së fundmi shihet se viktima dhe autori kanë dalë në fotografi pranë një varri, ku si për ironi të fatit Strella përfundoi i vdekur dhe Reefa pas hekurave.

Arsyeja e krimit dyshohet se është djegia e makinës së Butës nga ana e viktimës dhe Reefa në shenjë hakmarrje e ka vrarë. Ky i fundit u plagos në nofull nga një oficer policie i cili gjendej rastësisht në vendngjarje i veshur civil. Qëndrim Januzi ju komunikua masa e arrestit për 30 ditë në spital ku po kurohet pas plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.