Transmetuar më 31-05-2022, 21:06

TIRANË- Nuk ndalet prostitucioni në Tiranë. Fiks Fare zbuloi në një lokal pranë burgut 313 në Tiranë, që pronarja Moza, organizonte prostitucion. Ajo mban rrotull saj vajza e gra, që më pasi i lidh me klientët, të cilët paguajnë nga 30-40 mijë lekë të vjetra për një raport seksual.

Për ta vërtetuar këtë gjë me figurë dhe audio bashkëpunëtorët e Fiksit paraqiten tek lokali i Mozës. Si pronare ajo i ulet në tavolinë çdo klienti për t’i respektuar, të njëjtën gjë bën edhe më bashkëpunëtorët e Fiksit. Në bisedë e sipër Moza fillon e të tregojë pa të keq se para ca kohësh ka mbajtur një vajzë 17 vjeçare të cilën për ta kamufluar e mbante edhe si kamariere, por njëkohësisht ajo plotësonte edhe kërkesat seksuale të klientëve. Aktualisht kjo vajzë nuk punonte më për Mozën, por ishte larguar drejt Kosovës për punë. Kjo nuk do të thotë se Moza nuk kishte mundësi t’i kënaqte klientët e saj, pasi e kishte zëvendësuar shpejt 17 vjeçaren me një tjetër ‘ kamariere’.

Ajo që ushtronte tashmë prostitucion ishte një grua rreth të 44 vjeçe dhe pa pikën e ndrojtjes apo të fshehtësisë direkt fillon e bën pazar me klientët. Fillimisht ajo bie dakord për 2000 lekë kundrejt shërbimit seksual që do të ofrojë dhe u lë takim klientëve ditën e nesërme që të shkonin ta merrnin tek lokali i Mozës. Bashkëpunëtorët e Fiksit kështu bën, ditën e nesërme u paraqitën pranë lokalit dhe morën 44 vjeçaren. Kjo e fundit i drejtoi në një hotel afër QSUT-së në Tiranës të cilën sipas saj e kishte një shoqja e vet. Hoteli kushtonte 1500 lekë dhe ajo vetë ndryshon pazarin duke kërkuar 3000 lekë.

Më të shkuar në hotel bashkëpunëtori kërkon një sebep për të mos kryer marrëdhënie seksuale por 44 vjeçarja kërkon me ngul të mbarojë punë. Bashkëpunëtori i Fiksit e qetëson se do t’ia bëjë pagesën edhe pse nuk kryen marrëdhënie seksuale. Më pas 44 vjeçarja i premton se do i gjejë vajza më të reja edhe për shokët e tij. Bashkëpunëtori i Fiksit e çon 44 vjeçaren përsëri tek lokali ku e mori dhe ndahen me premtimin që do ngelen në kontakt për ndonjë vajzë tjetër.