Transmetuar më 01-06-2022, 10:19

KOSOVË-  Vrasja e Gazmend Hysenit nga vëllai i Butës, Qëndrim Januzi, ka ngjallur mjaft reagime ndër miqtë e tij.

Reperi Fero, i ka kushtuar një dedikim të veçantë  “Strellës”.  Si për të kujtuar mikun e tij, Fero i ka kushtuar një tatuazh në trup.

“King Strella” është mbishkrimi që reperi e ka përjetësuar në gjoksin e tij.

Vëllai i reperit Buta qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hysenin në Ferizaj. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e mëparshme mes dy 30-vjeçarëve. Autori ndodhet pas hekurave ndërkohë që pritet dhe masa e sigurisë për vrasjen e kryer.