Transmetuar më 01-06-2022, 18:25

Tiranë- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka habitur me postimin që ka bërë me rastin e 1 qershorit.

Ajo ka ‘rrëmuar’ në arkivën e saj dhe ka gjetur një foto të 44 viteve më parë kur recitonte për ‘xhaxhin Enver’ me rastin e festës.

Në foto citohen vargjet:

‘Ne jemi lule të bukura të nënës Shqipëri. Partia, xhaxhi Enveri na kanë gjithnjë në gji’!

Me këtë rast ajo ka përshëndetur edukatoret e saj.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Ja dhe unë duke recituar, në 1 Qershor 1978. Me respekt për edukatore Dianën, Engjëllushën, Melitën dhe të gjithë personelin e Kopështit nr. 9 në Tiranë. Foto e marrë nga Revista Yllka.