Transmetuar më 01-06-2022, 18:55

SHBA- Michael Todd Hill, 54 vjeç fitoi dhjetë milionë në llotari, por nuk do të mund t’i gëzojë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, 23-vjeçares Keonna Graham.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara.

Siç raportojnë mediat lokale, burri ka rrëfyer se e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës pasi zbuloi se u kishte dërguar mesazhe burrave të tjerë.

Historia – Pasi u puth nga Lady Luck në vitin 2017, burri la gruan për 23-vjeçaren. Tre vjet më pas, ndodh tragjedia ku Keonna e shpallur e zhdukur, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli. Pas pak, Hill rrëfeu se e kishte vrarë dhe tashmë ka ardhur edhe dënimi me burgim të përjetshëm. TGCOM24