Transmetuar më 01-06-2022, 21:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se “po mohon gjenocidin serb në Kosovë”.

Sipas Berishës, refuzimi i rezolutës së PD për gjenocidin, dëshmon se bëhet për shkak të Ballkanit të Hapur.

“Refuzimi i rezolutës tonë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasal i Vuçiçit, Edi Rama, për shkak të “Ballkanit të Hapur”, është akti antikombëtar më i rëndë, pas dorëzimit të Kosovës tek serbët nga Enver Hoxha.

Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosovë. Mohimi i genocidit është krim i shëmtuar”, thotë Berisha.