Transmetuar më 02-06-2022, 15:27

Kosovë- Gjendet i vdekur në makinë një person në Prishtinë.

Viktima është Nazmi Grabovci 50-vjeç, i cili është djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci. 50-vjeçari është gjetur i vdekur në një makinë në lagjen “Emshir” të Prishtinës, në një parking nëntokësor.

Policia thotë se ‘mbështetur në informacionet e para, ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.