Transmetuar më 02-06-2022, 20:32

Kosovë- Tjetër paralajmërim për hakmarrje për vrasjen e Gazmend Hysenit, i njohur ndryshe si ‘Strella’.

Një nga të afërmit e tij, Blendi Hyseni, ka publikuar një video në TikTok me këngën e Unikkatil. “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”, ka shkruar ai.

I riu shihet me armë në dorë dhe ka bërë një kolazh fotosh nga varrimi i Strellës, i cili njëkohësisht ishte edhe mik i ngushtë i reperit Fero.

I riu, vetëm 30 vjeç, u plagos për vdekje nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit “Buta”.

Qëndrim Januzi është arrestuar nga policia dhe Gjykata ka dhënë masë sigurie 1 muaj burg.