Transmetuar më 03-06-2022, 11:28

Vaksinat dhe niveli i imunitetit të krijuar pas infektimit nga varianti Omicron kanë bërë që incidenca kumulative dhe numri i rasteve të regjistruara të jenë dukshëm më të ulëta muajt e fundit krahasuar me ditët e para të vitit 2022.

Një fakt që ka shkaktuar tërheqjen totale të kufizimeve të dekretuara në fund të vitit 2021, mes tyre edhe përfundimin e detyrueshmërisë së mbajtjes së maskave si në ambientet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme, megjithëse ka përjashtime në këtë rast të dytë, si transporti dhe qendrat e shëndetit social.

Megjithatë, ekspertët ende raportojnë për rëndësinë e forcimit të imunitetit të ofruar nga vaksinat. Në këtë kuptim foli virologu i njohur i CSIC, Luis Enjuanes. Në një intervistë dhënë për ‘Canal Sur’, ai detajoi se sa shpesh është thelbësore të vaksinohesh kundër COVID:

"Do të jetë e nevojshme të vaksinohen çdo vit për të përforcuar imunitetin, i cili është jetëshkurtër. Për këtë arsye dhe duke pasur parasysh variantet e reja që shfaqen, vaksina duhet të përditësohet".

Ekipi i tij po punon në zhvillimin e një vaksine intranazale të bazuar në një ARN që rrjedh nga një gjenom i modifikuar i virusit. Në raste të mëparshme, vetë Enjuanes e përcaktoi këtë dozë si "më të sigurtën dhe më efektiven, e cila është gjithashtu më e lirë". Kjo vaksinë do të ishte 100% efektive, do të jepte imunitet total, me të cilin do të ishte e pamundur të infektoheshe dhe ta transmetosh koronavirusin te njerëzit e tjerë.

Një dozë që, duke qenë e vetë-përsëritshme, është më e lirë, prandaj duhet të blini më pak doza, pasi thjesht aplikohet një dozë e vogël, e cila më pas shumëfishohet brenda trupit. Virologu shpjegoi se në çfarë pike është vaksina: "Ne kemi bërë dy vaksina për dy lloje të koronavirusit. Një për virusin MERS, i cili u shfaq në Lindjen e Mesme më 2012 dhe administrohet në mënyrë intranazale. Duke ndjekur të njëjtin model kemi krijuar vaksinën për SARS COV 2, e cila është dëshmuar të jetë efektive. Megjithatë, ende jemi duke e përmirësuar atë".

Luis Enjuanes u pyet gjithashtu për virusin e lisë së majmunëve dhe për mundësinë që mund të ndodhte një skenar i ngjashëm me atë të COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve në Spanjë nga kjo sëmundje është 152 në të gjithë vendin, nga të cilat 96 janë regjistruar në Komunitetin e Madridit:

"Situata është krejtësisht ndryshe. Një virus respirator, si koronaviruset, transmetohet përmes ajrit dhe përhapet me lehtësi të jashtëzakonshme. Megjithatë, virusi i lisë së majmunit transmetohet vetëm me kontakt, atë të lëkurës së një personi me lëkurën e një personi tjetër. Për shkak të kësaj vështirësie të transmetimit të kontaktit të drejtpërdrejtë, ka shumë pak gjasa që ai të përhapet si virusi i gripit apo koronaviruset”.

Përveç kësaj, ai përmendi nevojën për të "kontrolluar shpërthimet aktuale dhe kryerjen e një hetimi" dhe theksoi rëndësinë e vaksinës së lisë: “Fati që kemi është se vaksina kundër lisë mbron nga ky virus i majmunit, i cili është nga e njëjta familje me atë që shkakton linë te njerëzit, prandaj edhe blerja e kësaj lloj vaksine është e përshpejtuar”.