Transmetuar më 03-06-2022, 17:18

Rasti monstruoz ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Taylor Schabusiness, 24 vjeçe, u arrestua pasi policët shkuan në shtëpinë e saj për ta kontrolluar, sepse ajo kishte hequr byzylykun e sigurisë. Byzylyku i ishte vendosur pasi ajo ishte në arrest shtëpie për shkak se më herët kishte sulmuar një person në rrugë. Ajo ishte diangostifikuar me shenja bipolariteti dhe psikopatie.

Në shtëpinë e 24-vjeçares policët gjetën disa shenja gjaku, që i drejtuan drejt bodrumit ku dëshmuan një skenë të tmerrshme, ideale për një film horror.

Trupi i të dashurit të saj, i ndarë në copa, ishte mbi një tavolinë pune, ndërsa koka e tij e vendosur në një raft si një trofe. Një raport i policisë thotë se pamja që panë oficerët ishte dramatike.

Schabusiness dëshmoi në polici se, ajo dhe viktima Shad Thyrion, kishin përdorur drogë, duke përfshirë metamentin, dhe kishin bërë seks kur Thyrion u asfiksua. Pasi e ka përdhunuar teksa ishte pa ndjenja, ajo e ka copëtuar trupin me thikë. Dhe më tej i preu kokën e ia vendosi në raft.