Transmetuar më 03-06-2022, 19:05

TIRANË- Këtë të shtunë pas më shumë se një viti shtyrje, hapet më në fund kopshti Zoologjik. Emërtuar tashmë si Tirana Zoo Park, ky kopsht është rinovuar, por nuk dihet ende se çfarë kafshësh ka aty dhe kushtet e tyre.

Ajo që bie në sy është se

Kjo sjell edhe rrjedhën e qarkullimit në këtë zonë të Tiranës.

Me këtë rast dhe me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa për ndryshimin e lëvizjes së tyre.

Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

ërjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë, e gjitha sqarohet edhe në hartën e mësipërme.