Transmetuar më 05-06-2022, 22:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.

Lajmi që citon noa.al bëhet i ditur nga Reuters dhe konfirmon se kompani italiane dhe spanjolle do të tërheqin naftën e Venezuelës për të zbutur valën e rritjes së çmimeve që po vuajnë prej tre muajsh evropianët, përfshirë qytetarët shqiptarë.

SHBA është treguar e zgjuar sepse ka vendosur të lëshojë naftën e Venezuelës për Evropën duke i dhënë koncesion tek borxhi që ky vend i ka SHBA-ve. Kjo do të thotë se Departamenti Amerikan i Thesarit do të marrë naftë në këmbim të miliarda dollarëve borxhe të akumuluara nga Venezuela.

Në këto kushte, ndërsa Evropa nuk ishte në gjendje të zëvendësonte naftën ruse, SHBA po bën që nafta të rrjedhë në Evropë nga Venezuela.

"SHBA ka vendosur të lejojë kompaninë italiane të naftës Eni SpA dhe atë spanjolle Repsol SA, që të transportojnë naftë nga Venezuela në Evropë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, për të kompensuar humbjet për shkak të embargos ndaj naftës së papërpunuar ruse", thuhet në raportin e Reuters.

Ajër që vlen të thuhet në këtë situatë është se nafta në tregun Evropian luhatje në rreth 1.8 euro ose 216 lekë për litër kurse në Shqipëri kushton 248 lekë. Rritja e çmimit në vendet e BE ka qenë deri në 0.5 euro ose 70 lekë, ndërkohë që në Shqipëri rritja ishte më drastike, rreth 100 lekë për litër.

SHBA po lehtëson Maduron?

Ky veprim amerikan vjen dy vjet pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj vendit të Amerikës Latine. Vlen të theksohet se afrimi SHBA-Venezuelë kishte nisur që në ditët e para të pushtimit rus.

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden shpreson se nafta e papërpunuar venezueliane mund të ndihmojë Evropën të ulë varësinë nga Rusia, raporton Reuters.

Ligjvënësit republikanë dhe disa nga kolegët demokratë të Bidenit, të cilët kundërshtojnë çdo zbutje të politikës amerikane ndaj Maduros, e kanë kritikuar qasjen e SHBA ndaj Venezuelës si shumë të njëanshme. /noa.al

A e dini se…?

…ka shtete në botë si Venezuela e cila ua jep falas karburantin qytetarëve dhe e shet në treg për bizneset, për vetëm 0.02 euro ose 2.4 lekë për litër. Besojnë ose jo, është e vërtetë.