Transmetuar më 06-06-2022, 17:29

Turqi- Ngjarja ka ndodhur në Stamboll. Një burrë u kap teksa i bënte foto fshehurazi poshtë fustanit një udhëtareje në autobus duke shkaktaur reagimin e ashpër të të pranishmëve të ishin aty. Teksa bënte fotot, ai u pa nga udhëtarët e tjerë, të cilët reaguan duke e kapur.

Ndërkohë që ndodhte kjo, ai betohej se nuk kishte bërë diçka të tillë duke thënë se ishte baba i dy fëmijëve dhe inxhinier dhe se nuk merrej me gjëra të tilla. Por, udhëtarët nuk u bindën me kaq. Ata i hapën telefonin dhe zbuluan se te galeria e fotove ndodheshin fotot e papërshtatshme të gruas që ai kishte fotografuar.

Kaq mjaftoi që ta dorëzonin në polici duke bërë që tashmë të akuzohet për ngacmim seksual.

Raste të ngjashme ka shumë edhe në autobusët urbanë në qytetet tona, veçanërisht në Tiranë.