Transmetuar më 06-06-2022, 20:34

Prishtinë- Një ngjarje e trishtë ndodhi sot në Prishtinë ku si pasojë e stuhive disa pemë janë rrëzuar në lagjen ‘Pejton’ duke i marrë jetën një 30-vjeçari dhe plagosur një grua.

Sipas mediave lokale, është mësuar se bëhet fjalë për Erdin Haxhiu-Blakçori, i cili ishte nga Podujeva, ku thuhet se lajmë është konfirmuar dhe nga familjarët.

Rreth mesditës moti i keq ka përfshirë të gjithë Kosovën ku në Prishtinë përveç pemëve të rrëzuara në lagjen Pejton ku humbi jetën i riu ka patur dhe disa incidente të mgjashme. Ndërkohë më Mitrovicë si pasojë e rrufesë, e cila goditit nënstacionin elektrik, 90% e qytetit ka mbetur pa energji për më shumë se gjysëm ore.