Transmetuar më 08-06-2022, 21:02

Tashmë për këtë rast është bërë një dokumentar i cili u publikua në Netflix. Rrëfimet rrëqethëse për historinë e një ‘profeti’ që kishte 78 gra, kanë tronditur botën.

“Keep Sweet: Pray and Obey” ka shokuar rrjetin, pasi dëshmitë e personazheve janë reale dhe, këto të fundit janë viktima të dhunës seksuale. Një ndër to është Elissa Wall, e cila ka ndarë historinë e saj pikëlluese, duke sqaruar se është detyruar të martohej me kushëririn e saj vetëm 14 vjeç dhe është përdhunuar në mënyrë rutinore, teksa pësoi dy aborte në kohën kur ishte 16 vjeç.

“U detyrova të martohesha me kushëririn tim në moshën 14 vjeç nga udhëheqësi i sëmurë i kultit Mormon, Warren Jeffs, i cili kishte 78 gra dhe përdhunoi nipin e tij, 6 vjeç”, thotë Elissa në rrëfimin e saj.

E lindur në Kishën Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (FLDS), e cila mëson besimtarët se të gjithë burrat duhet të kenë tre ose më shumë gra, ajo dhe 22 vëllezërit e motrat e saj adhuruan dhe iu bindën udhëheqësit të saj, ‘profetit’ Warren Jeffs.

Ajo ka rrëfyer se brenda këtij kulti vajzat deri në 12 vjeç detyroheshin të martoheshin me burra të moshuar. Në dokumentar shfaqet gjithashtu motra e Elisës, Rebecca Wall, e cila u detyrua të martohej me babanë 85-vjeçar të Jeff-it kur ajo ishte 19 vjeç.

Vajzat ishin dërguar së bashku me nënën e tyre dhe fëmijë të tjerë të cilët u rrëmbyen në Sion,‘toka e premtuar’ e kultit, në moshën dy vjeçare.

“Ne besuam se Warren ishte Zot dhe fjala e tij ishte e vërteta. Ne bënim gjithçka që ai na thoshte”, thotë Elissa.

Elissa u rrit në komunitetin FLDS në Short Creek. Ajo dhe “vëllezërit e motrat” e saj u rritën për të besuar në martesën poligame, pavarësisht se ajo ishte e ndaluar në fenë Mormone për më shumë se 100 vjet.

Babai i Warren Jeffs, Rulon, ishte udhëheqës i grupit fundamentalist kur ajo ishte fëmijë ai konsiderohej si përfaqësuesi i Zotit në Tokë.

Kur konsideroheshin mjaft të vjetra për t’u martuar, vajzat ‘ia dorëzonin’ profetit, i cili zgjidhte burrin e tyre. Në moshën 19-vjeçare, Rebeka u bë një nga 75 gratë e Rulon dhe si një virgjëreshë naive, kreu marrëdhënie seksuale me burrin e saj 85-vjeçar.

“Në moshën 19-vjeçare, nuk e dija se çfarë duhej të bëje për të mbetur shtatzënë fizikisht. Nuk e prisja që Rulon Jeffs të më prekte në atë mënyrë. Më kujtohet që ai rrotullohej mbi mua dhe më thoshte hapi këmbët. Pse një njeri, e lëre më profeti i Zotit, po ma bënte këtë mua?”, rrëfen ajo.

Ndërkohë “profeti” Jeffs kishte 78 gra, 24 prej të cilave ishin të mitura, duke përfshirë një 12-vjeçare që ai përdhunoi para grave të tjera. Ai gjithashtu abuzonte me fëmijët në moshën 6-vjeçare dhe jepte “mësime qiellore” se si ta kënaqte atë.

Jeffs u dënua përfundimisht për përdhunim dhe sulm seksual ndaj fëmijëve, pjesërisht falë guximit të Elisës për të folur në gjyqin e tij të vitit 2008 dhe u burgos përgjithmonë.