Transmetuar më 09-06-2022, 17:35

Itali- Horror në Itali. Nigeriani i ha gishtin sqhiptarit.

Ngjarja ka ndodhur në një plazh të Rimini.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një 25-vjeçar nigerian kafshoi një pjesë të gishtit të një shqiptari dhe e hëngri, raporton TG Sky.

Shqiptari dhe nigeriani ndoqën njëri-tjetrin mes shezlongëve dhe u rrahën me çadra pranë Bagno 70 në Rimini.

Rojet e plazhit ndërhynë për të shuar sherrin dhe në atë moment doli në pah një detaj i frikshëm.

Arsyet që degraduan në dhunë ende nuk janë sqaruar, por dëshmia e shqiptarit, tregon se gjithçka filloi për disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh.

Policia ka arrestuar dy shqiptarë dhe 1 nigerian.