Transmetuar më 11-06-2022, 18:44

Një yll i rrjetit social Tik-tok ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 19-vjeçare.

Familja e Cooper Noriega njoftoi vdekjen e tij për të gjitha fansat që e ndiqnin, ndërsa shpjeguan se ai u gjet pa ndjenja në një parking në Los Anxhelos.

Djali nuk ishte në automjetin e tij në momentin e vdekjes, ndërsa në trup nuk iu gjetën shenja dhune.

Megjithatë, në llogarinë e tij në tik-tok u gjet një postim i frikshëm, që duket se e paralajmëronte vdekjen e tij.

Vetëm disa orë para se të ndërronte jetë, ai postoi një foto të tij me përshkrimin, “Kush tjetër mendon si unë, se do të vdesë i ri?”.