Transmetuar më 11-06-2022, 20:16

E trishtë, por njëkohësisht një akt sublim dashurie e fëmijës për nënën ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mançester.

Jakub Szymanski, 15 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda, të shkaktuara me thikë pasi u përpoq të mbronte nënën e tij Katarzyna Bastek, rreth të 40-tave, pasi një burrë i sulmoi në një qendër tregtare.

15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq një orë më pas në spital, duke lënë nënën e tij të shkatërruar dhe të lënduar thellë në shpirt.

Ndërkohë, policia ka arrestuar një 44-vjeçar të dyshuar si autor të krimit, që dyshohet se është një i njohur i gruas.

Hetimet rreth ngjarjes tragjike vazhdojnë.