Transmetuar më 12-06-2022, 11:47

Datat 12 dhe 13 qershor shënojnë festën e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave. Sipas zakonit, sonte flihet (kalohet nata) atje lart, ku është e ngritur kisha, në vendin e shenjtë, ndërsa nesër mund të dilet për t’u falur dhe kryer rite të tjera.

Në këto dy data, ky vend i i shenjtë vizitohet nga mijëra pelegrinë që vijnë nga gjithë Shqipëria dhe jashtë saj. Sipas teologëve ky pelegrinazh praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohen shenjtorit Shna Ndou, i cili sipas gojëdhënave bën edhe mrekulli.

Mijëra pelegrinë e "zbardhin" në Laç - Konica.al

13 të martat e Shna Ndout

Pelegrinazhi i shenjtë fillon në mes të muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor, që është dhe festa kulmore. Për 13-të të marta, besimtarë të shumtë nga të gjitha fetë ndezin qirinj në guvat e shkëmbinjëve, falen në kishë dhe vende që i konsiderojnë të shenjta aty përreth, sfidojnë fatin duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.

Rituali i shenjtores fillon sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal nëpërmjet disa shkallëve të gjata pë rata që ecin në këmbë. Për të tjerët me makinë, rruga gjarpëruese është e shtruar dhe të dërgon deri lart, te vendi i shenjtë. Megjithatë, sot dhe nesër, rrugëtimi me makinë për te kisha e Shna Ndout është e ndaluar prej trafikut të mijëra e mijëra njerëzve, për shkaqe sigurie.

Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët ku mendohet se ka kaluar Shna Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij. Pelegrinët përshkojnë këto pjesë të shenjta me prekje dhe vendosje të kokës, duarve dhe komplet trupit me besimin se lutjet e tyre do të plotësohen.

Sonte festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë nga Mati, vendi dhe nga jashtë drejt Kishës së Laçit | Mat Televizion

13 sekretet e 13 qershorit

Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga jashtë do t’I drejtohen sonte dhe nesër këtij vendi të shenjtë. Sonte përmbyllen 13 të martat e shenjta që, sipas sipas besimit të krishterë, kulmojnë në mesnatën e 12 dhe 13 qershorit. Po cilat janë historitë dhe misteret që rrëfehen vazhdimisht për vendin e shenjtë?

1. Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh që praktikohet në një ditë si kjo është në emër të sacrificës, shenjë lutjeje a falënderimi që i dërgohet shenjtorit, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.

2. Sipas besimtarëve, mrekullitë e këtij vendi të shenjtë janë të faktuara me shembuj konkretë. Të lindurit të verbër, pasi kanë shkuar në këtë vend të shenjtë, kanë nisur të shikojnë e të paralizuarit janë ngritur në këmbë.

3. Lutjet në këtë vend të shenjtë thuhen se dëgjohen nga Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.

4. Mrekullitë e Shna Ndout ndër shqiptarë e më gjërë nuk kanë fund.

5. Pelegrinazhi realizohet çdo vit për 13 të marta rresht (por edhe ditë të tjera) deri në ditën e 13 qershorit.

6. Vizitorët e Shna Ndout kanë dy pika të rëndësishme referimi: kishën dhe shpellën e Shën Vlashit.

7. Historia thotë se Shën Vlashi ka qenë ipeshkëv dhe jetonte në qytezën e lashtë të Sebastes, por paganët e ndoqën deri tek kjo shpellë ku u strehua dhe të pafetë e gjetën dhe e mbytën.

8. Të moshuarit tregojnë se ritualin e 13-të të martave e kanë ndjekur edhe në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, edhe atëherë kur besimi në Zot ishte i ndaluar.

9. Shën Antoni vdiq në moshën 36-vjeçare pas një jete shenjtori. Për numrin e shumtë të mrekullive që i njihen, ai u kanonizua një vit pas vdekjes nga Papa Gregori IX. Në vitin 1946, Papa Pio XII e ka renditur Shën Antonin mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin doktor evangjelik, në lidhje me shkrimet e tij dhe në predikimet që bazohen në citimet e Ungjillit.

10. Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës mori urdhër të shkonte te kodra e Shna Ndout në Laç për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit. Të krijohej përshtypja se qeveria kishte frikë edhe nga rrënojat. Ndërtesa qe shembur në vitin famëkeq 1967, kur regjimi komunist doli haptazi në shesh të mejdanit kundër Kishës. E, natyrisht, edhe kundër Shna Ndout. Duel i heshtur i armës me uratën! Po më kot u mundua t’ua presë udhën besimtarëve. Një frymë misterioze i tërhiqte aq sa të përballonin deri diktaturën, që nisi të shqetësohej seriozisht për këtë fenomen. Prej këndej ushtarët e zonës morën urdhër t’i hidhnin në erë muret e, me ta, të shlyenin përgjithmonë edhe kujtesën e kishëzës e të Shna Ndout.

11. Dëshmitarë të shumtë okularë thonë se këtu janë bërë mrekulli të pabesueshme. Marie Lleshi shprehet: “Kam parë me sytë e mi se si e sollën një vajzë pa gojë e që nuk ecte me këmbët e veta. Fjetën një natë këtu, të nesërmen i erdhi goja dhe këmbët”.

12. Priftërinjtë që mbajnë edhe meshë në Kishën e Shna Ndout thonë se çdokush është i mirëpritur në këtë vend, pavarësisht se cilit besim fetar i përket.

13. Shtypi i huaj është nxitur nga një lajm që agjencia Reuters ka komentuar për vendin "çudibërës" ku ndodhet kisha e Shna Ndout në Laç. Në një kronikë të sajën, Agjencia e lajmeve Reuters flet për kishën magjike, e cila vizitohet çdo ditë nga mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Siç shprehet Reuters, ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Një prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetëm për të vizituar këtë vend të njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishë ka fuqinë t’u japë zgjidhje problemeve të tij shëndetësore.

Në foto: Pelegrinazhi i 13 të martave të shenjta në Kishën e Shna Ndout – Reporter.al

Më 13 qershor, Kisha katolike përkujton Shna Ndoun e Padovës

Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike, por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos te katolikët, edhe ndër ortodoksë, budistë e myslimanë. Me plot të drejtë quhet shenjti universal, shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë.

Shna Ndou lindi në Portugali, njohu Shën Françeskun e Asizit e në sajë të mandatit të tij predikoi në Itali, ku shumë shpejt u bë i famshëm për holemitë e tij të përqendruara mbi dashurinë dhe përvujtërinë, duke kritikuar ashpër hipokrizinë, koprracinë e mendjemadhësinë. “Predikimi është i frytshëm atëherë kur flasin veprat”, – thoshte Shna Ndou.

Sot, Shna Ndou apo Shën Antoni është i njohur në mbarë botën si “Shenjti i Popullit” e “Taumaturg” – “Mrekullibërës”. E kudo në botë, posaçërisht në Padovë të Italisë e Lisbonë të Portugalisë, po edhe ndër shqiptarë, Shna Ndou festohet me nderim të posaçëm e me solemnitet të veçantë në Laç të Sebastes, në Kurbnesh, në Gjakovë, në Prishtinë, Glloxhan e vende tjera, ku mijëra besimtarë shtegtojnë në Kishat kushtuar shenjtit në trojet shqiptare.

Sonte nata e Shna Ndout/ Mijëra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit - Gazeta Standard Online