Transmetuar më 12-06-2022, 14:38

Tiranë- “A po teprohet me ndërhyrjet estetike?”

E ftuar në emision te ‘E diell’ ishte edhe transgjinorja, Amber, e cila është make-up artiste e VIP-ave. Ajo tregoi se kishte bërë gjoksin dhe nofullat, por kishte ende për të bërë pasi po kthehet nga mashkull në femër.

Në një moment gjatë bisedës, ndërhyn ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno, i cili thotë se disa “bëjnë operacione pasi nuk kanë siguri te vetja”.

Amber i kthehet: “Nuk linda me gjoks”, duke lënë të kuptohet se ishte e nevojshme ky ndryshim për transformimin e saj.

Po kthehet nga mashkull në femër, djemtë në studio japin.

Pjesë nga biseda:

Bruno: Ke pasiguri te vetja

Amber: Nuk linda me gjoks

Bruno: Edhe unë kam gjoks, ti ke pasiguri te vetja. Sado që ke të bërë gjoksin, do akoma ta kesh më të madh.

Manushi: Sa pikë i jep Amberit si femër

Bruno: Zero si femër

Andi: Gjashtë

Mane: Dhjetë për guximin, shtatë për ndryshimet

Ervini: Shtatë deri në tetë.