Transmetuar më 13-06-2022, 17:45

Horoskopi i Dashit Branko, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Dita e martë 14 shkon paksa me lëvizje të ngadalta. Por ju, mos u bëni të paduruar nëse disa projekte nuk shkojnë në drejtimin e dëshiruar. Rikuperimim e keni nga mërkura.

Horoskopi Branko Demi: Dita e martë ka një avantazh, yjet janë në avantazhin e kësaj shenje sidomos për djem e vajza që kanë një provim, do të shkëlqeni në të. Në raportet me shoqërinë, të jesh sa më social është gjë e mirë ndaj inkurajoni këto raporte.

Horoskopi Branko Binjakët: Favorizohen punët krijuese, së shpejti hapen dyert për bashkëpunime të reja interesante! Me rrobat, nisni të mbani shënim dhe të llogarisni shpenzimet se cilat janë nevojat tuaja reale tani.

Horoskopi i Gaforres Branko: Jeni në humor të mirë dhe kjo ju shtyn të vazhdoni projektet tuaja me një vendosmëri për t’u lakmuar! Vazhdoni kështu dhe rezultatet nuk do të vonojnë shumë që të vijnë.

Horoskopi Branko Luani: Vendosmëria juaj do të ndihet këtë të martë 14! Në punë, nëse ka projekte të reja në tryezë, mos hezitoni të thoni fjalën tuaj. Edhe diçka, njohje të reja dhe të mira po vijnë!

Horoskopi i Virgjëreshës Branko: Kohët e fundit duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje shpenzimeve, të analizoni me qetësi nevojat tuaja reale dhe të gjitha sikletet do të veniten. Në dashuri, mund të njiheni me një person të mirë.

Horoskopi i Peshores Branko: Atmosfera e kësaj të marte 14 është paksa e tensionuar. Nëse ka diçka që nuk shkon me partnerin/en, më mirë flisni për këtë menjëherë. Kujdes mos ushqeni polemika as në punë.

Horoskopi Branko Akrepi: Ju keni një energji vërtet të mirë dhe një valë pozitiviteti ju pushton në këtë ditë të dytë të javës! Kjo gjë nuk do të kalojë pa u vënë re nga njerëzit e afërt që do t’ju shikojnë me admirim!

Horoskopi Branko Shigjetari: Nëse kohët e fundit ka pasur humor të keq në çift, jeni përballur me hidh e prit dhe grindje, përpiquni t’i vendosni një gur zemrës dhe të vazhdoni lidhjen! Një lajm i mirë vjen në punë gjatë javëve të ardhshme.

Horoskopi i Bricjapit Branko: Këto ditë ndjeheni të shqetësuar. Ju duket sikur një tip kotke ju ka ngecur më fut dhe mezi prisni ta hiqni qafe pasi ju është bërë si barrë. Megjithë këtë që po kaloni, ju këshilloj që të shmangni polemikat dhe përpiquni të mos bëheni intolerantë, sidomos me një person të shenjës së Peshqve.

Horoskopi i Ujorit Branko: Kreativiteti është pika juaj e fortë. Këtë të martë, energjia që reflektoni dhe intuita që keni, mund t’ju japim disa ide të shkëlqyera për punën! Inkurajoni bashkëpunimet dhe kontaktet me njerëz në qytete të tjera.

Horoskopi i Peshqve Branko: Së fundmi disa çështje familjare ju kanë përthithur kaq shumë sa e keni humbur toruan. Mundohuni të relaksoheni dhe të jeni më të vendosur. Pa merak sepse, së shpejti gjërat do të bëhen më të qarta për ju. /noa.al