Transmetuar më 14-06-2022, 14:44

TIRANË- Personazhi i njohur në protesta, ‘Nënë Liza’ e moshuara që luftoi për të mos iu shembur banesa e saj në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka deklaruar se do të hedhë në gjyq, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Shkak është bërë fakti se nënë Liza thotë se nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me bashkinë dhe as nuk është takuar me Kreun e IMT.

Ajo shton se është hera e dytë që kryebashkiaku gënjen dhe se do ta padisë atë në gjykatë për shpifje.

“Populli nuk duhet të gënjejeht tërë ditën dhe natën. Sa kam taku nënën e babën që kam në varr aq kam taku dhe Erion Veliaj. Nuk kam firmosur dhe as nuk firmos. Pa më dhënë kontratën e shtëpisë në rregull nuk firmos. Unë do e denoncoj tani Erion Veliajn, sepse nuk munda radhën e parë. Unë do ta akuzoj për shpifje. Nuk kam firmos e as nuk jam përqafu me të, as se kam parë."- tha Nënë Liza për një televizion.