Transmetuar më 16-06-2022, 19:22

TIRANË- ka nisur sërish sot protesta qytetare para Kryeministrisë.

Qytetarët mbajnë në duar sllogane si ‘S’mban më ujë pilafi’, ‘Rroftë populli, poshtë oligarkët’, ‘Vaj me det’ etj

Një nga protestuesit mban një bukë në dorë dhe shprehet se ka çmimet rrezikojnë që mjaft shqiptarë të mos sigurojnë as bukën e gojës. Por ajo që çudit janë pensionistët që rrinë e vështrojnë të ulur në park e që janë shtresa më në nevojë… Një qytetar shprehet:

"Në bazë të statistikave për sa i përket të ardhurave për frymë shqiptarët janë të fundit në Evropë. Janë të fundit në Evropë por dhe në Ballkan për sa i përket pagës minimale. Është një nga shtetet që nuk e njeh si qenie njerëzore, nuk e njeh minimumin jetik. Ne si të rinj po të shkojmë të flemë në një lulishte në Gjermani, shteti gjerman të njeh si qenie njerëzore dhe të jep 400 euro. Ndërsa në Shqipëri shteti të braktis dhe të thotë ulu e vdis te cepi i trotuarit. Ky shtet që ti i paguan 20% taksë”, tha protestuesi.