Transmetuar më 17-06-2022, 23:44

‘E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur. Kjo deklaratë ka acaruar jo pak shqiptarët, por e vërteta nuk eshtë siç duket.

Në një prononcim Adelina Tahiri ka thënë se ky citim nuk ka dalë kurrë nga goja e saj. Ajo e ka përgënjeshtruar totalisht këtë lajm.

“Unë jetoj në një vend ku akoma politika dhe njerëzit janë shumë të ndezur ndaj këtyre temave dhe mund të irritojnë. Unë do marr masa…Unë kurrë në jetë nuk e kam menduar këtë gjë kur unë kam një baba që është shqiptar, një vëlla shqiptar dhe unë vetë jam shqiptare dhe kam një fëmijë që është gjysmë shqiptar. Unë jetoj në Shkup dhe atyre iu dhemb shumë pjesa e patriotizmit. Në fakt, disa gjëra i përjetoj shumë keq… Madje, djali im lëviz me sigurimin dhe prandaj u preka, sepse kurrë në jetë nuk e kam thënë atë deklaratë…", është shprehur këngëtarja.