Transmetuar më 17-06-2022, 23:42

Capital T ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin "Më lër të flas". Duke folur për bamirësitë që bën prej vitesh në heshtje, ai e pyeti Donaldin se çfarë u bë me katër shtëpitë që kishte premtuar të ndërtonte për njerëzit në nevojë.

"Kam ngritur strukturën, kam hapur një fondacion që ka dashur kohën e vet me të gjitha procedurat. Është ngritur një bord, një staf për fondacionin. I kam zgjidhur pak a shumë rastet kush do të jenë. Kanë dashur kohën e vet por do të vijnë gjëra shumë të bukura”, u përgjigj aktori.

"E kam thënë që jeni super çuna dhe jeni çuna të mirë, unë thjesht doja të vërtetoja", tha më tej Capitali.