Transmetuar më 18-06-2022, 12:03

Tiranë- Lajmi i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar hapjen e shërbimeve konsullore në ambasadën shqiptare të Londrës për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Në një postim në Facebook, ministrja informoi se duke nisur nga dita e Hënë e kësaj jave të gjithë shqiptarët që jetojnë në Irlandë mund të marrin shërbimet në Londër.

"Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë."-shkruan ministrja.

Ajo njoftimo gjithashtu se duke nisur nga 27 qershori për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.