Transmetuar më 18-06-2022, 22:31

Rusi- Një rast makabër në Rusi. Një grua është ngrënë nga 20 macet e saj pasi vdiq në shtëpinë e saj dhe nuk u zbulua nga policia për dy javë.

Policia u shokua kur zbuloi trupin pjesërisht të ngrënë të gruas – emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Gruaja ishte e pasionuar pas maceve dhe mbante në shtëpinë e saj 20 të tilla dhe jo mace dosido, por mace gjigante, Maine Coon.

Brenda shtëpisë policia gjeti trupin e saj të ngrënë pjesërisht të rrethuar nga macet e uritura. Ajo u gjet në pronën e saj në Bataysk, rajoni Rostov, Rusi.

"Macet mbetën vetëm për dy javë, nuk kishte ushqim, kështu që çfarë tjetër kishin për të ngrënë?" tha një ekspert i shpëtimit të kafshëve që kujdesej për disa nga macet e mbijetuara. “Është e kuptueshme apo jo? Ata hëngrën atë që gjetën.”

Dhe disa nga macet më të shëndetshme tani janë dorëzuar te pronarë të rinj për vetëm 29 paund secila.

Burimi: https://nypost.com/2022/06/17/woman-eaten-by-20-pet-cats-after-collapsing-dead/