Transmetuar më 19-06-2022, 13:24

TIRANË- Balerini i njohur Ilir Shaqiri duket se ka në projekt të bëhet baba për herë të dytë.

Pak javë pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni madhështore buzë detit, ai shprehu dëshirën për një fëmijë të dytë.

Iliri ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe kur u pyet nëse tani pas dasmës po planifikonte të bëhej baba për herë të dytë ai u përgjigj duke thënë se dëshironte një djalë.

“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë,”- tha ai. Iliri dhe Emanuela kanë një vajzë të rritur tashmë, Emily. noa.al