Transmetuar më 19-06-2022, 15:47

TIRANË- Të gjithë e mbani mend ftohjen mes Alketa Vejsiut dhe Arilena Arës pas festivalit. Që nga ajo kohë mes tyre duket se nuk ka pasur asnjë komunikim.

Por moderatorja Alketa Vejsiu i ka kërkuar falje publike këngëtares Arilena Ara. Alketa ka ndarë në Instagram një video nga vitit 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”. Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon.

“Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, -ka shkruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim. Ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka asnjë reagim.

View this post on Instagram

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)