Transmetuar më 20-06-2022, 14:39

Zbulohen të dhëna shkencore në lidhje se çfarë ndodh me valët e trurit kur njerëzit vdesin.

Një nga protgonistët e eksperimentit ishte një 87-vjeçar që shkoi në dhomën e urgjencës dhe u përkeqësua me shpejtësi ndërsa ishte i lidhur me një aparat elektroencefalograf (EEG) që kapte valët e tij të trurit teksa kalonte një atak në zemër.

Kjo nuk është hera e parë që pacientëve të tillë u kryhen eksperimente për të hedhur dritë mbi atë që përjetojmë kur vdesim.

“Për dekada njerëzit kanë raportuar episode paradoksale dhe vetëdijes së shtuar në lidhje me vdekjen. Kjo është intriguese pasi mësohet se çfarë po ndodh në lidhje me qendrat nervore që po mbyllen kur njeriu shkon drejt vdekjes”, thotë Dr. Sam Parnia, drejtor i kërkimit të ringjalljes në NYU Langone.

“Megjithëse, në të kaluarën, ishte supozuar se këto mund të jenë thjesht rrëfime të paprovuara të personave që ndërrojnë jetë,e ky fenomen ndodh në rreth 10 për qind të popullsisë [duke sugjeruar] se rreth 800 milionë njerëz përjetojnë këtë moment”, tha Parnia për Popular.