Transmetuar më 20-06-2022, 23:41

Banorët e zonave të Korfuzit të Veriut janë të acaruar dhe kanë dalë në protesta duke kërkuar ujë.

Ata thonë se çdo gjë ka kaluar cakun, ata nuk durojnë dot më dhe duan ujë në shtëpitë e tyre.

Protestuesit që shihni në fotot, pohuan se kanë mëse dhjetë ditë pa asnjë pikë ujë në shtëpitë e tyre.

Por shumë të tjerë thanë se tashmë janë bërë më shumë se 13 ditë që janë pa ujë.

Në shenjë proteste ndaj autoritete, ata sot mbyllën rrugën drejt zonës së Gymarit në veri të Korfuzit duke mos lejuar asnjë mjet të kalojë.

I pranishëm në vendngjarje ishte edhe kryetari i bashkisë Georgios Machimaris.

Më herët, kryebashkiaku kishte publikuar në rrjetin televiziv shtetëror ERT një propozim për marrëveshje që tha se pret të bëjë me qeverinë shqiptare për të marrë ujin e Syrit të Kaltër duke e kaluar me rrjet tubacionesh drejt e në depot e furnizimit me ujë të qytetit në veri të Korfuzit.

Nga pala shqiptare nuk ka asnjë informacion nëse do të zbatohet kjo kërkesë e palës greke. /noa.al

Bashkia e Korfuzit kërkon të marrë ujin e Syrit të Kaltër për popullatën e saj