Transmetuar më 21-06-2022, 13:11

TIRANE- Ka dështuar projekti i hedhjes në hapësirë i satelitëve "Albania 1" dhe "Albania 2". Por është gjetur ‘shkaktari’. Adrian Kamenica, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes është shkarkuar nga detyra si përgjegjës që nuk realizoi projektin.

Ai është zëvendësuar nga Geraldina Prodani. Vendimi për shkarkimin e tij është firmosur nga ministri i Mbrojtjes.

Por çfarë ishte projekti Rama për satelitët?

Kryeministri Edi Rama njoftoi vjeshtën e kaluar se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’. I pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor. Detyra iu la ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të realizonte detyrat për të përmbushur misionin. Siç edhe kuptohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë përgjegjësi është gjetur.

Megjithatë Kryeministri ka deklaruar se “vonesat nuk janë në dorën e tij”, por nuk është hequr dorë nga ky plan.