Transmetuar më 21-06-2022, 23:34

A kishte Arbër Hajdari një banor të preferuar brenda Big Brother VIP? Kjo pyetje i është bërë shpesh dhe iu drejtua edhe mbrëmë në “Kurthin e Piter Panit”. Opinionisti tha se nuk kishte asnjë të preferuar, por nuk ngurroi të thonte dy fjalë edhe për fituesin, Ilir Shaqirin.

Arbri u shpreh se Iliri ishte më i duruari prandaj e meritoi fitoren.

“Më është bërë disa herë kjo pyetje dhe e kam thënë, besoj se jam i sinqertë këtu. Nuk kam pasur ndonjë të preferuar”, tha Arbri dhe shtoi se ai që fitoi spektaklin, Ilir Shaqiri ishte më i duruari dhe e meritoi fitoren.