Transmetuar më 22-06-2022, 07:22

KOSOVË- Aksidemtohet autobusi në rrugën Gjilan-Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar aksidentin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në rrugën afër një restoranti në Gjilan.

Autobusi ka këputur telat e rrymës dhe një korsi e rrugës ka qenë e bllokuar për pak kohë.

Sipas hetimeve, janë lënduar lehtë tre persona.

Rasti po hetohet.