Transmetuar më 22-06-2022, 07:39

GJERMANI- Erkan A, ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Toën”, rrezikon mos ndëshkohet për vrasjen e një shqiptari. Pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai u kap në Izmir, Turqi. Megjithatë deri më tani Turqia nuk ka pranuar që ta ekstradojë vrasësin e shqiptarit dhe mikun e tij, citon Bild

Krimi i rëndë ndodhi më 19 shkurt të vitit 2016, ku shqiptari Kushtrim P. 29-vjeç u qëllua në fytyrë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht u tha se krimi ndodhi pas një incidenti të momentit, por më pas u mësuar se ai u vra sepse hyre në “shisha bar” të dy bosëve turq dhe aty gjeti një sasi droge me vlerë disa mijëra euro. Nga inati dhe në shenjë hakmarrje dy bosët turq kanë vënë një shpërblim prej 4 mijë eurosh për këdo që u sillte shqiptari që e akuzonin për vjedhje të lëndës narkotike. Natën e krimit dikush e spiunoi shqiptarin dhe dy turqit erdhën dhe e vranë.