Transmetuar më 22-06-2022, 07:57

Afganistan-  Një tërmet shkatërrues ka goditur Afganistanin.

Të paktën 250 njerëz u vranë dhe qindra u plagosën nga goditja sizmike, raporton BBC.

Njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara është panorama në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet dhe se më shumë se 150 të tjerë ishin plagosur.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost. Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Dëshmitarët raportuan se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.