Transmetuar më 22-06-2022, 09:20

Këlcyrë- Një i mitur godet me thikë 18-vjeçarin në Këlcyrë.

Policia e Përmetit arrestoi në flagrancë A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.