Transmetuar më 22-06-2022, 15:13

"Ai u mbështet (dhe trajtohej) si një mbret nga ne, tani është njëri mes shumë lojtarëve të tjerë". Kështu, ‘Curva Nord’, tifo-grupi i njohur i Interit e mirëpret rikthimin e Romelu Lukakut, së shpejti në Milano për t’u bërë zyrtarisht pjesë e zikaltërve.

Tifozët e organizuar të Interit u shfaqën edhe njëherë krenarë pas lamtumirës së verës së kaluar të bomberit belg. “Kemi marrë parasysh tradhtinë e Lukakut dhe jemi shumë të zhgënjyer”, – thuhet në shënimin e tyre në rrjetet sociale.

Tashmë në dhjetor, pas deklaratave të para të pendimit të belgut, ‘Curva Nord’ ishte përgjigjur me një pankartë elokuente: "Nuk ka rëndësi kush ikën me shiun, rëndësi ka kush qëndron në furtunë. Përshëndetje Romelu".

Në atë kohë rikthimi i sulmuesit potent ishte një fantazi, tani është realitet. Megjithatë, ‘Curva Nord’ nuk e ndryshon pozicionin e vet. Ja postimi i plotë i tifo-grupit kryesor të zikaltërve:

“Meqenëse rikthimi i Lukakut tek Interi ka shumë të ngjarë, ka disa pika për t’u bërë të qarta. ‘Curva Nord’ mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë kundërshtim për lojtarin (pavarësisht sjelljes së klubit milanez verën e kaluar).

Duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shaje apo pankarta nga ‘Curva Nord’ ose grupet që e përbëjnë atë. Gjithçka që përfundimisht do të bëhet në raport me të në të ardhmen do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë…

Është mbështetur (dhe trajtuar) si një mbret, tani ai është njëri nga shumë të tjerë. Le të jemi të qartë për të gjithë se ne nuk do të brohorasim kurrë kundër Lukakut, nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit.

Në çdo rast, ne i ftojmë të gjithë tifozët e Interit që të mos bien në kurthin e kundërt, atë të vrapimit menjëherë pas tij. Përveç një aspekti të qartë emocional instinktiv, mendoni sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Asgjë tjetër nuk do të bënte kjo, veçse t’i jepte një përshpejtim të mëtejshëm atij procesi që po zhvillohet prej vitesh, që synon të na bëjë të gjithëve konsumatorë budallenj dhe të shtirë karshi lojtarëve dhe klubeve. E kemi pranuar tradhtinë e Lukakut dhe ishim shumë keq.

Një futbollist mund t’i falë këto gjëra me kalimin e kohës, por ato mbeten. Tani, Romelu të presë topin e gjatë dhe të pedalojë fort. I sigurt, drejt një të ardhmeje që do të ndërtohet bashkë me familjen tonë zikaltër. Përpara interista!”