Transmetuar më 22-06-2022, 18:36

BULLGARI- Edhe pse parimisht ranë dakord për nisjen e procedurave për miratimin e protokollit për heqjen e VETO-s ndaj Maqedonisë së Veriut, deputetët e Komisionit për Politikë të Jashtme shtynë propozimin e deputetit Stanislav Angelov. Deputetët nuk e dëgjuan ministren e Jashtme Teodora Genchovska, e cila duhej t’i njihte me përmbajtjen e protokollit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, miratimi i të cilit është një hap drejt heqjes së vetos bullgare.

Deputetët e GERB dhe MRF insistuan që një vendim për rastin me Maqedoninë e Veriut të propozohet nga kryeministri Kiril Petkov dhe më pas të kalojë në Komision. Po ashtu, kërkuan që pasi propozimi i kryeministrit për diskutimin e VETO-s, të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, atëherë ministrja e Jashtme Teodora Gençovska do të thirret për seancë dëgjimore në grupin parlamentar.

Bullgaria ka pranuar të diskutojë parimisht sot propozimin e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE. dnevnik.bg