Transmetuar më 22-06-2022, 23:36

Tiranë- Të ftuara sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, dy partneret Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë. Ato kanë treguar se si nisën ndjenjat e tyre të para që më pas u kurorëzuan në një marrëdhënie 12-vjeçare.

Rudina Magjistari: Ndërkohë me njëra-tjetrën keni gati 12 vite?

Alba Ahmetaj: Po, që në 2010.

Rudina Magjistari: Jeni njohur në një festë rrëfyem ne shkurtimisht, por si ka ndodhur në fakt?

Edlira Mara: Jemi njohur në një festë bashkë me Albën. Takimi ka qenë nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët. Në fakt unë sa kam parë Albën ka qenë shkëndijë. Nuk e kam besuar pjesën e shkëndijës, por vërtet që para 12 viteve dhe sot e tre muajve ka ndodhur kjo. Albën e mbaj mend sikur ta kem përballë tani, me atë këmishën e bardhë, xhinset, takat, mënyrën se si më shikonte dhe se si e shikoja dhe unë. Kemi biseduar në atë ritmin e lartë të muzikës, unë që afrohesha të bisedoja pak me të sepse nuk dëgjohej ajo që thoja. Alba më afronte veshin, flokët e saj që binin tek unë, kaçurrelat…

Rudina Magjistari: Do të shkruash një libër më duket, se si një shkrimtare po e rrëfen të gjithën.

Edlira Mara: Kam pasur shumë emocione dhe kur jam kthyer në shtëpi, mesazhi i parë që unë kam marrë nga Alba ka qenë…kaçurrelave të mia po iu mungon që tani