Transmetuar më 23-06-2022, 07:56

Në Turqi, qeveria e udhëhequr nga Erdogan po kërkon toka me qira në të gjithë botën.

Zyrtarisht thuhet se po kërkohet kryesisht tokë bujqësore për t’u marrë me qira shumëvjeçare për llogari të shtetit turk.

Kjo është hera e parë që një shtet evropian kërkon të marrë territor me qira nëpër botë.

Noa.al raporton se Turqia ka kërkuar toka me qira në Ukrainë, Rusi dhe disa shtete të tjera në Evropë. Po ashtu po kërkon territore me qira edhe në vendet e Amerikës Latine.

Duket se mundësia më e mirë e Turqisë për të shtrirë territoret e saj përmes qiramarrjes, është Afrika.

Mësohet se autoritetet turke po negociojnë me 10 vende afrikane, për të marrë me qira tokë bujqësore.

Sipas qeverisë turke synohet të kultivohen kultura bujqësore jashtë vendit që, për arsye klimatike apo të tjera, janë të vështira ose të pamundura për t’u prodhuar në Turqi. Kulturat bujqësore janë të tilla si luledielli, misri, sheqeri, por edhe ananas, mango, avokado e të tjera fruta ekzotike.