Transmetuar më 23-06-2022, 09:58

Delvinë- Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi autori, shtetasi Shkëlqim Shehu, 47 vjeç, banues në Delvinë.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr". (noa.al/M.D)