Transmetuar më 23-06-2022, 10:26

Korçë- Një 41-vjeçare është arrestuar nga policia në Korçë pasi i vidhte lekët bashkëshortit të saj.

Bëhet me dije se ka qenë bashkëshorti nga Velipoja ai që ka shkuar në polici dhe ka denoncuar se i kishin vjedhur rreth 28 milion lekë të vjetra.

Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N, pasi ajo i vidhte lekët për t’ua dhënë të afërmve të saj.

Ngjarja është rregjistruar në fshatin Voskopojë. (noa.al/M.D)