Transmetuar më 23-06-2022, 10:49

KORÇË- Burri denoncon gruan se i ka vjedhur lekët.

Një 41-vjeçare është arrestuar nga policia në Korçë pasi i vidhte lekët bashkëshortit të saj.

Ka qenë burri ai që ka bërë denoncim në polici për të shoqen.

Burri ka deklaruar se gruaja i kishte vjedhur një shumë prej 28 milionë lekësh të vjetra.

Sipas tij, ajo paratë ua jepte të afërmve të saj. Pas denoncimit, policia ka arrestuar gruan me inicialet A.N.