Transmetuar më 23-06-2022, 13:13

Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeçe, iu ankua nënës së saj se ishte beqare dhe theksoi se nuk kishte një partner. Në përpjekje për ta gëzuar vajzën e saj, nëna i bëri një kukull prej lecke të quajtur Marcelo, sipas “Jam Press”.

“Kur mamaja ime bëri Marcelon dhe ma prezantoi për herë të parë, unë u dashurova me të. Ishte dashuri me shikim të parë, – tha Moraes për “NeedToKnow.online”. – Unë do të shkoja në kërcime të ndryshme, por nuk gjeja gjithmonë një partner. Pastaj ai hyri në jetën time dhe gjithçka ka kuptim”.

Moraes dhe Marcelo thuhet se kanë qenë në një lidhje romantike që nga dita kur u takuan. “Ai është një burrë që kam dashur gjithmonë në jetën time”, – shtoi 37-vjeçarja.

Pasi qëndruan së bashku për disa muaj, Moraes zbuloi se ishte "shtatzënë": “Është e vërtetë, Marcelo më la shtatzënë. Ai nuk kujdesej për veten dhe nuk përdorte prezervativ, më la shtatzënë. E bëra testin, ishte pozitiv. Nuk mund ta besoja”.

Meirivone Rocha Moraes and her husband Marcelo

Duke mos dashur të kishin një "fëmijë" jashtë martese, çifti vendosi t’i zyrtarizonte gjërat dhe u "martuan", sipas “Jam Press”.

“Dasma ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë e rëndësishme, shumë emocionuese. Ra shumë shi, por ishte i mrekullueshme, – nënvizoi Moraes. – Që nga momenti kur eca në korridor deri në fund ishte thjesht e bukur. Më pas shkuam në natën e dasmës me burrin tim Marcelo. Natën tonë të dasmës e shijuam shumë”.

Meirivone Rocha Moraes and Marcelo on their wedding day

Çifti mirëpriti 250 të ftuar në dasmën e tyre dhe më pas shkuan në një shtëpi plazhi në Rio de Zhaneiro për muaj mjalti njëjavor.

Pas muajit të mjaltit, çifti mirëpriti fëmijën e tyre kukull Marcelinho më 21 maj. Ajo "lindi" në vetëm 35 minuta në shtëpi, me një mjek dhe infermiere në vend, ndërsa u transmetua drejtpërdrejt për një audiencë prej 200 personash, sipas “Jam Press”..

Meirivone Rocha Moraes with her husband Marcelo on their wedding night

"Unë nuk i ndjeva kontraktimet në dhimbje, – pohoi ajo. – Duke parë placentën, kordonin e kërthizës dhe gjakun u bër gjithçka si e vërtetë”. Moraes tha se ajo dhe familja e saj janë jashtëzakonisht të lumtur së bashku, pavarësisht stresit që është e vetmja mbajtëse e familjes në shtëpi: “Ai ka kaq shumë cilësi të shkëlqyera. E vetmja e keqe? Është dembel. Ai nuk punon fare. Por unë jam një luftëtare dhe e vazhdoj të punoj për familjen”.

Meirivone Rocha Moraes and her doll-child Marcelinho

Moraes po punon shumë për të siguruar familjen e saj dhe i urren njerëzit kur i thonë se familja e saj është e rreme: “Me të vërtetë më shqetëson kur njerëzit thonë se kjo është e rreme. Më zemëron kaq shumë. Unë jam një grua me karakter. Babai im, nëna ime më mësuan të jem e sinqertë, të jem njeri i mirë dhe të mos dua të përfitoj nga asgjë”.

Pavarësisht urrejtjes apo gjykimit që merr, Moraes tha se është e lumtur dhe e dashuruar me familjen e saj të re: “Jeta martesore me të është e mrekullueshme. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton. Marcelo është një bashkëshort i madh dhe besnik. Ai është një burrë i tillë dhe të gjitha gratë e kanë zili”.