Transmetuar më 23-06-2022, 14:02

Sezonet e fundit të Paul Pogba nuk kanë qenë të lehta. Gola të paktë, lëndime dhe një nivel shumë larg 100 milionëve që Manchester United pagoi për ta ‘rikuperuar’ nga Juventusi…, ku pritet të kthehet tani. Francezi do të prezantojë dokumentarin e tij ‘Pogmentary’.

Parathënia paralajmëron se ky dokumentar nuk do të lërë askënd indiferent. Ai do të zbulojë ndër të tjera se drejtuesit e "Old Trafford" i kanë ofruar një kontratë të re për të rinovuar deri në dy herë. Të dyja parashikonin pagën prej 290.000 £ në javë, që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në botë.

Në euro flasim për rreth 340.000 euro në javë. Domethënë, rreth 16 milionë euro në vit. Megjithatë, siç tregon në dokumentar dhe siç raportohet nga ‘The Athletic’, Pogba i është përgjigjur ish-agjentit të tij, Mino Raiola, nga "Rolls-Royce" i tij: "Si mund t’i thuash një lojtari që e do shumë dhe nuk i ofron asgjë? Këto oferta ishin blof i vërtetë, sepse përmbanin vetëm fjalë, jo veprime konkrete…"

Manchester United bëri gjasme përpjekje të shumta për ta mbajtur atë në "Old Trafford", por francezi kuptoi se duhej të largohej, pasi nuk ishte i dëshirueshëm. Destinacioni i tij i ri, siç konfirmohet në Itali, do të jetë Juventusi. Ai do të nënshkruajë në korrik, por do ta konfirmojë në ‘Pogmentar’. Interesant është fakti se do të fitojë shumë më pak te Juventusi sesa shifra që i ofroi Manchester United, të cilën e konsideron një blof.

Një pjesë e madhe e dokumentarit fokusohet tek tek bisedat me agjentin e tij, Mino Raiola, i cili u nda nga jeta në prill. Kjo, sipas ‘The Athletic’, është njëra prej tyre:

Raiola: "Paul, je në një situatë shumë të veçantë. Nuk e ke idenë…"

Pogba: "A bëri Manchester United një ofertë të dytë?"

Raiola: "Po. Ata absolutisht duan që ju të qëndroni. Për mua, oferta nuk e pasqyron këtë. Unë iu thashë atyre: Nëse doni që Paul të qëndrojë, mos e bëni atë ofertë. Unë do t’i bëj ta kuptojnë këtë. Nëse vërtet duan që të qëndroni dhe të ndërtojnë një projekt rreth jush, këtë herë duhet të veprojnë ndryshe dhe të hedhin paratë në tryezë”.

Pogba: "Ata po gënjejnë… Si mund t’i thuash një lojtari që e do absolutisht dhe të mos i ofrosh asgjë? Nuk e kam parë kurrë më parë". Në një nga skenat e fundit të dokumentarit, Pogba premton t’i tregojë Manchester Unitedit se gaboi duke pritur t’ia rinovonin kontratën.