Transmetuar më 23-06-2022, 15:17

Bruksel- Edhe këtë radhë Shqipëria nuk mori asnjë lajm të mirë për çeljen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që liderët po bënin foton familjare në samitin e BE-së. Fillimisht Rama ishte në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Rama duket sikur po i kërkon shpjegim për rezultatet e takimit Michelit, ndërsa më pas i kërkon ‘llogari’ edhe presidentit francez Emmanuel Macron mesa duket i pakënaqur edhe nga presidenca franceze në BE.

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës.