Transmetuar më 23-06-2022, 16:16

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme.

Nëna gjen të pajetë në banesë djalin e saj.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas 50 vjeçar, i cili me mjet të ftohtë ka vrarë veten në banesë.

Ka qenë nëna e tij që e ka gjetur dhe ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur pranë banesës për zbardhjen e rrethanave.

Pritet edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminimin e viktimës. (noa.al/M.D)