Transmetuar më 23-06-2022, 21:51

TIRANË- Britania nisi ekstradimin drejt Shqipërisë të 23 kriminelëve të rrezikshëm.

Mes tyre sot mbërritën një trafikant droge, një rrëmbyes dhe një pedofil.

Një nga të ekstraduarit është dënuar me 18 vite burg, pasi u akuzua për trafik droge të klasit A (kokainë), që kapte vlerën e dy milionë paundëve. Shqiptari i dytë i ekstraduar sot ishte dënuar me tre vite burgim, pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. Ndërsa personi i tretë ishte dënuar me 4 vjet burg, pasi akuzohej për rrëmbim personi, si dhe ushtrim dhune. Të gjithë të kombinuar do të duhet që të vuajnë 72 vite burg.

Duke komentuar mbi dëbimet, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel, tha se: Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet.

Muajin e kaluar, u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar 190 shtetas shqiptarë të cilët kishin krye krime. Midis tyre ishin kriminelë të dënuar për veprat e mëposhtme; dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për krime të dhunshme duke përfshirë dëmtimin e vërtetë trupor dhe lëndimin e rëndë trupor. Zyra e Brendshme theksoi se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikuara dhe çarter në 13 vende të ndryshme. Burimi: https://www.standard.co.uk/news/criminals-kidnapper-paedophile-drug-dealers-albania-flight-uk-b1008063.html