Transmetuar më 24-06-2022, 07:35

Afganistan- Një tërmet shkatërrues goditi Afganistanin tre ditë më parë.

Mbi 1000 të vdekur dhe 1500 të plagosur u raportun fillimisht, por bilanci është më tragjik pasi mjaft janë të zhdukur nën rrënoja.

Autoritetet talebane po hasin vështirësi me operacionet e kërkim-shpëtimit dhe me mjekimin e të lënduarve, për shkak të kapaciteteve të ulëta në qendrat shëndetësore.

Sipas raportimeve, në një nga spitalet pranë epiqendrës së tërmetit, aty ku dëmet dhe fatalitetet janë më të mëdha, nga 500 të plagosur që shkuan, 200 prej tyre humbën jetën pasi nuk kishte kushte për t’i mjekuar, ndërkohë që vetë ambientet kishin vetëm 5 shtretër.

Shumë të lënduar u dërguan në qytete pranë Gyan, ndërkohë që në ndihmë të të plagosurve ishin vetëm dy doktorë.